Nëse nuk zgjidhet kryetari i parlamentit, rezikohet shtyrja e zgjedhjeve lokale
Nëse kreu u Parmalentit të Maqedonisë nuk zgjidhet brenda kësaj kohë, atëherë zgjedhjet lokale mund të shtyhen, pasi se Parlamenti është i vetmi organ që mund të shpallë zgjedhjet si ato parlamentare dhe lokale.

Sipas vendimit të mbrëmshëm të BDI-së, i cili tha po formimit të qeverisë me LSDM-në, dhe se Alenaca per Shqiptarët konfirmoi përgjigjen e saj, partija e Zaevit duhet që urgjententisht të mbledhin 20-të nënshkrime dhe të thrasin seance plenare parlamentin, të shtrohet programi, të formohen organet drejtuese, të zgjidhet kryetari parlamentit, dhe në të njejtën dite të shpallin zgjedhjet lokale.

"Sipas Kodit Zgjedhor në fuqi, zgjedhjet i shpall Kryetari i Parlamentit. Parlamenti është konstituuar, por nuk është zgjedhur Kryetari i Parlamentit. Si alternativë mbetet të mblidhen deputetët dhe të zgjedhin Kryetar.

Në qoftë se nuk mblidhen dhe nuk zgjidhet Kryetari i Parlamentit, atëherë nga gjysma e dytë e muajit maj, do të kemi krizë institicionale edhe në nivel lokal, faktikisht do të kemi kryetarë komumash dhe këshilla komunal, që u ka përfunduar mandati dhe veprimet e të cilëve, qofshin edhe më të zakonshmet, do të jenë pa legjitimitet", ka thënë profesoresha universitare Arta Bilalli-Zendeli për "Zhurnal".

Sipas rregullores zgjedhjet lokale duhet të shpallen 70 ditë para mbajtjes së tyre, që i bie në muajin maj të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Ndërkohë nga ana tjetër burime pranë BDI-së lidhur me pyetjen se a ka ndonjë vendim ose koordinim me LSDM për thirje të seancës plenare për ditën e hënë janë përgjigjur se akoma jo, nuk ka ndonjë lëvizje në atë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori