Njihuni me shqiptarin hero që shpëtoi nga vdekja një gjerman
Të mërkurën e javës së kaluar Gani Hasani nga Likoshani i Drenasit që jetonGjermani s’do ta harrojë kurrë. Më 10 prill ai e shpëtoi nga vdekja një 28 vjeçar gjerman vetura e të cilit kishte marrë flakë pasi ishte aksidentuar në qytetin Anzing të Gjermanisë.

Me kamionin që po barte pije Hasani bllokoi autostradën për t’i dalë në ndihmë të aksidentuarit. Më pas atij iu bashkua një gjerman dhe një tjetër shqiptar nga Kosova.

I aksidentuari ka vdekur por gjermanët po e vlerësojnë Hasanin si hero për gjestin e bërë.

“Tymi dilke. E pashë që njeriu ishte brenda dhe u dashke shumë shpejt me intervenu. I kemi thyer xhamat e makinës por ka qenë i bllokuar, i shtypur. Ka pasur skena të tmerrshme”, tregon Hasani për KTV’në.

Veprimi i 56 vjeçarit ka pushtuar ballinat e mediave gjermane duke vlerësuar guximin e tij për të ofruar ndihmë.

Falënderues ndaj tij thotë se shprehen edhe banorët e qytetit ku jeton.

Hasani tregon se është propozuar të jetë pjesë e listës së medaljeve që kryetari i Bayernit ndan çdo fundvit për njerëzit me kontribut të veçantë.

Ai ka migruar në Gjermani gjatë viteve të 90’ta dhe për 23 vjet punon si vozitës kamioni.
Shtuar më 20/04/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori