Një votues sulmon fizikisht anëtarin e komisionit në Bogovinë
Një incident ka ndodhur gjate procesit zgjedhor në fshatin Sedllarcë, pjesë e Komunës së Bogovinjës të Tetovës.

Rreth orës 15.25 në votues ka sulmuar fizikisht një nga anëtarët e Komisionit zgjedhor.

Incidenti ka ndodhur kur 71 vjeçari me iniciale I.M tregoi letrën e njoftimit para anëtarit të komisionit me iniciale S.S i cili për shkak të marrëdhënieve jo të mira personale ia ka hedhur pas letrën e njoftimit, atë moment t1 vjeçari e ka sulmuar fizikisht anëtarin e Komisionit.

Ndërkohë MPB njofton se janë evidentuar 8 kallëzime për fotografim të fletës-votuese në disa vendvotime dhe si pasoj janë arrestuar 7 persona, njofton Alsat-m

Nga MBP gjithashtu njoftojnë se në Kavadarc janë arrestuar dy persona.
Në rastin e parë bëhet fjalë për një person i cili ka votuar në emër të nënës së tij ndërsa personi i dytë ka votuar në emër të bashkëshortes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori