Një vit nga vrasja e katër vjeçarit, Almir Aliu (Video)
Ka kaluar një vit nga vrasja tragjike e katër vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova. Gjykimi ka mbërritur vetëm në fazën e analizës së trajektores lëvizëse të të akuzuarit për vrasje, Boban Iliç.

Në seancat e deritanishme gjyqësore mbrojtja ka pretenduar se agresori Boban Iliç vrasjen e ka kryer pa vetëdije si pasojë e dhunës fizike. Konstatimet e ekspertëve neuro-psikiatrik hodhën poshtë pohimet e mbrojtjes.


Tani mbrojtja insiston se goditja çnjerëzore me makinë ndaj Almirit dhe prindërve të tij është bërë si pasojë e thyerjes së dritares së përparme të veturës.

Por pala e dëmtuar kundërshton pohimet e mbrojtjes. Avokati i familjes Aliu thotë se mbrojtja pretendon rikualifikimin e lëndës dhe dënimin sa më të ulët për një vrasje me paramendim.

Kamerat e sigurisë dëshmojnë të kundërtën e versionit të mbrojtjes. Avokati Ibrahim Bajrami shton se i akuzuari Iliç qëllimisht është kthyer me veturë mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu si pasojë e një zënke pak minuta para goditjes me veture, shkruan Telegraf.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të tij e që dyshohet të ketë ndodhur në Ambulancën e qytetit afër qendrës së qytetit në Kumanovë. Almiri i vogël plotë një javë kaloi në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë kur edhe iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe qytetarët.
Shtuar më 25/06/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori