Një shqiptar në krye të Agjencisë së Zbulimit në Maqedoni
Pas zgjedhjes së Stevo Pendarovskit si president i Maqedonisë së Veriut, një shqiptar është emëruar nga krye të Agjencisë së Zbulimit. Ai është Erold Musliu dhe vjen në krye të kësaj agjencie pas punës disa vjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Musliu u emërua nga Presidenti Pendarovski, e nga BDI thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Në periudhën 1995-1998 ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, e në Agjencinë për Zbulim është që nga viti 2000.
Shtuar më 22/05/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori