Një shqiptar kandidon për në Kongresin Amerikan
Shqiptari Emin Eddie Egriu është kandidat për në Kongresin Amerikan. Diaspora shqiptare i bën apel të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, “të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin Amerikan”.

“Një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshojë shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t'i realizojmë me dekada të tëra. Ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona!

Ftojmë artistët tonë në SHBA, Eliza Dushku, James Belushi, Stan Dragoti, Agim Kaba (aktor në SHBA), James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu edhe të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë të tjerë të cilët do të bënin të mundur që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan.

EminiKongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin”, thuhet në komunikatën e Mërgatës shqiptare në SHBA, drejtuar të gjithë shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori