Babai rreh dy fëmijët e më pas i mbyll në bodrum
SPB Gjevgjeli mbrëmë kanë arrestuar D.I.(1975) nga Gjevgjelia pas denoncimit se fizikisht ka sulmuar ndërsa më pas i ka mbyllur në bodrum dy fëmijët e tij të mitur.

“Mbrëmë në orën 01.20 në Gjevgjeli në rr. “Sava Mihajllov” pas një denoncimi paraprak prej një qytetari, nga nëpunësit policor me uniforma është arrestuar D.I. (1975) me banesë në adresën e njëjtë, pasi që fizikisht i ka sulmuar dy fëmijët e tij të mitur, duke u shkaktuar lëndime të dukshme trupore. D.I. me thupër i ka sulmuar fillimisht në banesë, ndërsa më pas edhe në bodrum, ku i ka mbyllur me dry”, njoftojnë nga MPB.

Nga nëpunësit policorë është bërë testi i alkoolit tek D.I., është konstatuar prania e alkoolit prej 1,77 promilë dhe i njëjti është ndaluar në Stacionin policor në Gjevgjeli, ndërsa fëmijët janë përkujdesur nga punonjësit social nga Qendra ndërkomunale për punë sociale e qytetit të Gjevgjelisë.

Policia e Gjevgjelisë është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Shtuar më 02/09/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori