“Përleshje e ashpër” në aeroport, momenti kur punonjësi godet me grusht pasagjeren (VIDEO)

Një debat ka lindur midis një pasagjereje dhe një punonjësi të “Spirit Airlines”, i cili përfundoi në përplasje fizike.

Të dy filluan të grinden verbalisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Dallas Fort Worth.

Një burrë tjetër, në një moment, vjen mes tyre, për t’i ndarë dhe për t’i dhënë fund debatit.

Ndërsa të tre po flasin dhe bërtasin, gruaja papritmas godet punonjësin e linjës ajrore.

Punonjësi e ndjek nga pas teksa pasagjerja tenton të largohen dhe pasi rrëzohet ai e godet me grusht në qafë.

Njerëz të tjerë ndërhyjnë që ai mos të gjuante më ndaj gruas, ndërsa mësohet se ai është pushuar menjëherë nga puna./albeu.com