Një nen i shpëton të dyshuarit nga Prokuroria Speciale
Pëlqej
Neni 22 i Ligjit për Prokurorinë Speciale për momentin i shpëton nga akuza të dyshuarit në gjashtë hetimet e reja që i prezantoi Prokuroria Speciale. Neni në fjalë ndalon që pas 30 qershorit 2017, Katica Janeva të ngrejë aktakuza për hetime që kanë përfunduar.

Ligji për PSP-në, neni 22

Prokurori publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, mund të ngrejë aktakuzë apo të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tij.

Për ndryshimin e nenit, nevojitet shumicë prej dy të tretave apo për vazhdimin e afatit të Speciales duhet të votojë edhe VMRO DPMNE-ja, variant të cilin opozita e ka hedhur poshtë. Kjo do të thotë se hetimet e reja që i paralajmëroi Janeva si dhe dhjetë rastet e vjetra, s’mund të përfundojnë me aktakuzë.

Për këtë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Stevço Jakimovski, drejtori i TVM-së, Marijan Cvetkovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev, ish drejtori i “Telekomit”, Zharko Llukovski si dhe zëvendës/ kryeministri aktual i euro- integrimeve, Bujar Osmani, për momentin do të shpëtojnë nga aktakuza para Gjykatës penale.

TË DYSHUAR NË HETIMET E REJA TË PSP-SË

ZORAN STAVRESKI, ISH MINISTËR I FINANCAVE
NIKOLLA GRUEVSKI
KIRIL BOZHINOVSKI
STEVÇO JAKIMOVSKI
MARIJAN CVETKOVSKI, DREJTOR I TVM-SË
IGOR JANUSHEV- SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I VMRO DPMNE-SË
ZHARKO LLUKOVSKI, ISH DREJTOR I TELEKOMIT
BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR I EUROINTEGRIMEVE
Shtuar më 12/10/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori