ARSYET/ Çështja e Etleda Çiftja, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja.

Kjo pasi theksohet se ai ka konflikt interesi me çështjen në fjalë.

Kujtojmë se Çiftja ka qenë anëtarë e trupës në KPK që ka kryer vettingun për gjyqtarin Bani dhe e konfirmoi atë në detyrë. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bani ka dhënë më parë dorëheqjen nga çështja, por në mënyrë të paprecedentë nuk i është pranuar nga gjykata.

Kjo ka ndodhur, edhe pse gjykata është në dijeni të faktit se Çiftja ka firmosur për fatin e Banit në vetting dhe tashmë gjyqtarit i duhet të vendosë për fatin e anëtares së KPK që po përballet me drejtësinë. Çiftja është nën akuzë nga SPAK për fshehje të pasurisë.