Grekët janë mahnitur nga një
gjest i rallë që ka ndodhur pak ditë më parë në zonën kufitare me Turqinë, pikërisht në Nea Vissi.
Pronari i një lokali fshati në zonë, kur shkoi për ta hapur në mëngjes, mbi stivën e druve që e përdorte për të ndezur sobën gjeti një
letër të shkruar në
anglisht si edhe 10 euro, shkruan Albeu.com.
Në pamundësi për ta kuptuar shënimin dhe i çuditur me lekët,
pronari shkon tek një i afërmi i tij që flistë
anglisht.
Në letë shkruhej:
"Ne jemi një grup personash që po largoheshim nga Turqia. Mbrëmë ishte ftohtë dhe na duhej të ndiznim një zjarr. Përdorëm disa nga drutë tuaja, kështu ju lutem pranoni këtë 10 eurosh".
Ky
gjest i rallë po bën xhiron në mediat greke në një kohë që Greqia është bërë porta hyrëse e emigrantëve që ikin nga Siria, por edhe e kurdëve ee mbështetësve të Gylenit që largohen nga represioni i regjimit të Erdoganit. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018,
ora 17:29