Një kompani e huaj thotë se ky qytet shqiptar fle mbi florinj
Ditë më parë u raportua se në zonën e Rahovecit në Kosovë ka rezerva të mëdha të arit, dhe se kjo u dëshmua nga hulumtimet e një kompanie të huaj, por ekspertët kosovarë e mohojnë këtë.

Sheqajdin Dërguti, nga Rahoveci i cili ka punuar vet në minierat e kësaj zone, thotë për Klan Kosova të mos ketë dëgjuar kurrë se aty ka ar, por vetëm krom, dhe atë me cilësi shumë të mirë. Këtë thotë të ja ketë treguar edhe babai i tij

Të njëjtën gjë e thonë edhe në Komisionin për Miniera. Sipas tyre, ajo kompani e huaja që pretendon se ka kryer hulumtime në Kosovë dhe ka gjetur ar, nuk ka pasur licencë fare. Ata madje thonë se një kompani po të gjente ar, madje edhe në sasi të vogël, nuk do të tërhiqej aq lehtë nga hulumtimi i saj.


Shtuar më 11/01/2018, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori