Një ish-zyrtar i VMRO-së dëshmitar i Speciales kundër udhëheqësve të vet
Javorja maqedonase "Fokus" në numrin e fundit shkruan se opinioni do të befasohet dhe tronditet nga dëshmitarët e Prokurorisë Speciale Publike që do të dëshmojnë kundër udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së.

Sipas Fokusit, dëshmitarët do të përballen sy më sy me të pandehurit, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Javorja shkruan se ata nuk kanë kërkuar që të jenë të mbrojtur, sepse ashtu ekziston mundësi më e madhe që identiteti i tyre të njihet lehtë.

Specialja disa herë ka kërkuar ndryshime në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, përmes të cilit vetëm Janeva do ta dinte identitetin e atyre që do të vendosin të dëshmojnë kundër ish-zyrtarëve të lartë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së.
Shtuar më 07/07/2017, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori