Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan në aksidentin e rëndë që ndodhi rreth orës 19:00 në autostradën Strumicë – Radovish, përpara udhëkryqit për fshatin Vasilevë.
Sipas dëshmitarëve okularë, një
automjet me shpejtësi të madhe që ka transportuar emigrantë, duke ikur nga policia, së pari duke goditur një
automjet dhe më pas pesëdhjetë metra larg nga rruga është përplasur në mur. Pranë automjetit kanë qenë të ulur dhe shtrirë disa persona, me siguri emigrantë.
Në vendin e aksidentit ka pasur prani të përforcuar policore,
automjet i zjarrfikësve dhe
automjet i Ndihmës së shpejtë.
Trafiku drejt
Strumicës është orientuar në rrugën e vjetër nga fshati Vasilevë për në qytet
Shtuar më 08/06/2020,
ora 21:14