Numri i të
infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24
orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të
infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1269.
Numri më i madh i të
infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të
infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2. Gjatë 24
orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56.
/Alsat/
Shtuar më 22/04/2020,
ora 16:10