Një i dyshuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit paraqitet vullnetarisht në polici
Edhe një tjetër i dyshuar për
ngjarjet e 27
prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga tetë prej tyre që ishin të pakapshëm për organet e rendit dhe sigurisë, është paraqitur vetë në
polici.
Kështu ai sonte do të merret në pyetje në Gjykatën Penale, njofton Telma.
Gjykatës nga
procesi paraprak gjyqësor do të vendosë nëse do të caktojë masë paraburgimi siç kërkonte prokuroria. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017,
ora 21:54