Një i arrestuar dhe një në arrati për vrasjet në Ohër
Pëlqej
MPB-ja ka informuar se një person është arrestuar dhe një tjetër është në arrati, pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Ohër.

Policia ka arrestuar dje R.S, 30 vjeç nga Ohri, i cili dyshohet të ketë qenë në restorantin "Imperator" ku ndodhi krimi së bashku më të dyshuarin për vrasjen.

Policia ka informuar se B.P (34), ka qëlluar në drejtim të pronarit të hotelierit C.R dhe personit R.G (38).

Motivet e ngjarjes që ka tronditur qytetin e Ohrit akoma nuk janë bërë të ditura.

Forcat policore po punojnë për të kapur të dyshuarin për vrasjen. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori