Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Një fakt pse është i vështirë ekstradimi i Gruevskit
Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve në bazë të së cilës do të kërkonte ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Ministria e Drejtësisë për portalin “Makfaks” kanë deklaruar se ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni do të kërkohet në bazë të akteve tjera ligjore.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze në bazë të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në materie penale nga Konventa Evropiane për ekstradim e vitit 1957 si dhe nga dispozitat e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike mes RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë.

Në të njëjtën mënyrë Maqedonia kishte kërkuar ekstradimin nga Greqia të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të cilët janë të akuzuar për përgjimet e jashtëligjshme.
Shtuar më 18/11/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori