Një
deputete nga rradhët e opozitës, LSDM nuk ka dëgjuar vendimin e partisë, por ka vendosur të jetë pjesë e Kuvendit të ri të Maqedonisë.
Ajo është Lubica
Buralieva, e cila e ka konfirmuar përmes një njoftimi në Facebook pjesëmarrjen e saj në parlament.
“Vendimi i organeve më të lartatë LSDM-së për bojkotim dhe mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, pa asnjë rezervë dhe pa asnjë dyshim e mbështes (qëndrimin e 33 deputetëve të opozitës së bashkuar), por
veprimi jashtëinstitucional, forma e bojkotit për mua është e papranueshme (qëndrim personal)”, shkruan mes tjerash
Buralieva.
Gjithashtu, kërkesë për tërheqjen e dorëheqjes ka bërë edhe deputetja tjetër, social-demokrate Solza Grçeva. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 12:16