Nisin punimet për shkollën “Sabedin Bajrami”
Në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës kanë nisur punimet për ndërtimin e shkollës së re fillore “Sabedin Bajrami”. Sot, është inaguruar startimi i punimeve, ku ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit Musa Xhaferri.

Ky i fundit ka thënë se prioriteti i qeverisë mbetet ndërtimi i shkollave dhe zhvillimi i procesit mësimor.

“Ndërtimi i kësaj shkolle do të mundësojë që nxënësit e fshatit Siniçan mësimin ta ndjekin në vendbanimin e tyre dhe me kushte më mira për mësim”, ka deklaruar Xhaferri.

Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë edhe kryetari i Komunës së Bogovinës, ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë të pushtetit qendror dhe atij lokal. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori