Autoritetet kanë nisur
procedurat për ekstradimin e të dyshuarit për rastin “Mashinopromet”, Mirosllav Shipoviç. Ai u
arrestua një ditë më parë në Vjenë, pas lëshimit të një urdhërarresti ndërkombëtar. Kështu bëri të ditur
Ministria e Drejtësisë e cila ka kërkuar dokumentacionin nga Gjykata Kompetente e Shkupit. Nga
Ministria e Drejtësisë nuk precizojnë kohëzgjatjen e procedurës për ekstradim, por thonë se ekstradimi, "duhet të ndodhë shpejt, për shkak se nuk ka informata që Shipoviç po kërkohet për vepra penale jashtë shtetit". Kryesuesi i Këshillit Komunal të Qendrës u
arrestua dje pasi dyshohet për vjedhjen e mbi 1 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013,
ora 16:34