Nisin përçarjet në BDI
Pëlqej
Nisin problemet e para brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Partia e Ali Ahmetit ka marrë "goditjen e parë" në një bastion të saj, në Malësinë e Tetovës.

Këshilli vendor i fshatit Xhermë të malësisë së Tetovës i ka thënë lamtumirën përfundimtare partisë së Ali Ahmetit duke e njoftuar këtë të fundit edhe me shkrim, njofton për TetovaSot një zyrtarë i lartë i BDI-së.

Mësohet se Ali Ahmeti ka marrë një proces-verbal, ku i bëhet me dije se disa funksionarë të lartë partiakë në fshatin Xhermë japin dorëheqje të parevokueshme dhe njoftojnë organet qendrore se pushojnë çdo aktivitet partiak.

Sipas proces-verbalit, shkaqet e këtij vendimi janë injorimi që i është bërë kohëve të fundit strukturave lokale të BDI-së në Xhermë, diskriminimi gjatë projekteve dhe punësimeve, si dhe mosmbajtja e premtimeve nga Komuna e Tetovës.

Po sipas këtij burimi, proces-verbali është nënshkruar nga kryetari i deritanishëm i K.V. të BDI-së në fshatin Xhermë, Haki Ahmeti dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të këtij këshilli./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori