Nisën "Mbrëmjet Poetike të Strugës", anashkalohet gjuha shqipe
Pëlqej
Me ndezjen e flakadanit dhe vargjet e poezisë së Konstantin Milladinovit, "Malli për Jugun" dhe fjalën përshëndetëse të ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, është hapur festivali i 54 i "Mbrëmjeve Strugane të Poezisë".

Në këtë eveniment marrin pjesë rreth 50 poetë nga 30 vende të ndryshme të botës.

Disa prej tyrre: Visar Zhiti-Shqipëri, Philip Hammial-Australi, Jesus Supelveda-Kili, Linda Maria Baros-Francë, Michael Augustin-Gjermani, Sigal Ben-Yair-Izrael, Ali Calderon-Meksiko, Mijail Lamas-Meksiko, Monica Aasprong-Norvegji, Ghassan Zaqtan-Palestinë, Raquel Lanseros-Spanjë, Lina Ekhdal-Suedi, Jusef Komunyakas-SHBA, Victor Rodriguez Nunez-Kuba, Metin Celal-Turqi, Sande Stojçevski-Maqedoni.

Edhe këtë vit "Mbrëmjet Strugane të Poezisë" drejtohet nga drejtori aristik dhe regjisor i festivalit, regjisori Xheladin Poshka, ndërsa përgjegjës për skenografinë është Besart Kolonja.

Kur është fjala për skenografinë dhe ikonografinë e festivalit të sivjetëm që ka nxitur shumë polemika dhe dabate rreth përdorimit ose mospërdorimit të gjuhës shqipe, që ka sjellë deri te bojkotimi i pushtetit vendor dhe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela, i cili insiston në zbatimin e ligjit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, vlen të theksohet se sivjet logoja e festivalit nuk ka shkrim cirilik, por është vetëm në gjuhën anglishte dhe me shkrim latin, shkruan Ina.

Megjithatë, ditën e parë të festivalit e karakteruzuan disa vonesa-shmangje nga orari i paraparë që tradicionalisht është respektuar, ndërsa kësaj radhe ndodhën vonesa që në mbjelljen e drurit në "Parkun e poezisë", pastaj u shkaktua një vonesë për pressin e laureatit Bei Dao si dhe në pritjen nga ana e ministers së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, prej më se një orë e gjysëm, vonesë që mbase edhe me arsye, por që bie në sy mosrespektimi i orarit të aktiviteteve të parapara sipas programkit.

Festivali vazhdon deri më 31 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2015, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori