Në Novi Sad ka nisur takimi trepalësh në mes të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Presidentin
serb Aleksandar Vuçic është nikoqir i kryeministrave të të dyja vendeve, Edi
Ramës së Shqipërisë dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev Rama, në takimin temë qendrore e të cilit do të jetë integrimi më i mirë i tregjeve në rajon dhe propozimin e presidentit
serb për krijimin e “Shengenit të vogël”.
Takimi, në pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në të tre vendet, tregu i të cilave është 20 milionë njerëz.
/klan kosova/
Shtuar më 10/10/2019,
ora 11:51