E RËNDË/ Humb jetën 10 vjeçari brenda në gropën e kantierit të ndërtimit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skoci, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua në një gropë në një kantier ndërtimi.

I mituri, i identifikuar si Shea Ryan, u gjend në afërsi të një prone në ndërtim në Drumchapel, Skoci, pak para orës 10 të mëngjesit.

Ai u shoqërua me urgjencë në Spitalin Universitar të Mbretëreshës Elizabeth, por ndërroi jetë pak kohë më vonë. Kushërira e tij i ka kushtuar një dedikim emocionues vogëlushit të ndjerë në mediat sociale.

Ajo shkroi: ‘Nuk mund ta besoj jam totalisht e shkatërruar, kurrë në jetën time nuk kam menduar që kushëriri im i bukur, i sjellshëm dhe i dashur do të dërgohej në parajsë në këtë moshë.Do të të dua përgjithmonë.”


Shtuar 17.07.2020 15:14