Viti i ri shkollor, 5 mësues rezultojnë pozitiv me koronavirus në Elbasan

Ky vit i ri shkollor ka nisur krejtësisht ndryshe nga vitet e tjera, teksa vendi por edhe e gjithë bota kërcënohet nga pandemia e koronavirusit,

Ndryshe nga vitet e shkuara aksesori i fëmijëve sot nuk ishin lulet, por maskat dhe dezifektantët. Ndërsa flitet për respektim të masave dhe distancës në klasa në ambjentet e jashte të shkollave këto rregulla zor se respektoheshin.

Në klasën e parë në Elbasan janë ulur këtë të hënë 1394 nxënës , nga të cilët 653 në fshat. Ndërkohë numri i nxënësve që sot i janë drejtuar auditoreve, pa llogaritur kopshtet dhe cerdhet shkon në 6 mijë.

Të paktën 5 mësues nuk do të jenë në shkollë sot pasi rezultojnë pozitiv me covid-19-të, ndërsa janë marrë masa për zëvëndësimin e tyre.


Shtuar 14.09.2020 08:24