Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur një ekip të ri për të udhëhequr zyrën kundërshtuese për të gjetur bashkëpunëtorët e dikurshëm të sistemit
komunist.
Me këtë veprim, pritet të hapen dosjet për 20.000 persona, të cilët më së shumti kanë punuar për policinë sekrete jugosllave, transmeton BIRN.
Komisioni do të udhëhiqet nga shefi i vjetër i çështjeve të lustracionit, Tome Adziev.
Partia opozitare, LSDM e ka refuzuar këtë nismë, duke thënë se ajo është e nxitur
politikisht nga
partia në pushtet, VMRO-DPMNE.
Në pesë vitet e tij të para, organi i udhëhequr nga shteti shqyrtoi mbi 29,000 dosje personale dhe zbuloi afro 130 njerëz të cilët gjoja bashkëpunuan me policinë e epokës komuniste jugosllave apo kanë urdhëruar vëzhgimin e të tjerëve për arsye ideologjike.
Maqedonia po ndjek hapat e shteteve të tjera që dolën nga ish-Jugosllavia, duke vënë në vend padrejtësisë e një sistemi të shkuar
komunist, që burojnë nga ndjekjet e motivuara
politikisht dhe ideologjikisht./albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014,
ora 20:16