Nis protesta para RTVM-së
Ka nisur protesta e organizuar nga partia "Dinjiteti" para godinës së Radio Televizionit të Maqedonisë.

Në protestën e sotme shihet një prani më e madhe qytetarëve për shkak të motit më të mirë, ndryshe nga e shtuna e kaluar.

Qëllimi i protestës është që RTVM të fillojë me transmetimin e "bombave" të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Kjo është protesta e tretë që mbahet para RTVM-së, pa llogaritur edhe protesta e përditshme që mbahen nga Kryetari i "Dinjitetit", Stojançe Angelov. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori