U protestua kundër "Monstrës" (FOTO LAJM)

Pëlqej
UPDATE - Ka përfunduar protesta e sotme në Shkup në përkrahje të të dënuarve shqiptar në rastin Monstra.

Përpara protestuesve ka folur ish-deputeti Hysni Shaqiri.

Ai kërkoi nga të gjithë shqiptarët që ti bashkangjiten protestave dhe mos të qëndrojnë më në shtratin e Gruevskit.

“I lus pushtetaret tane te dalin nga shtrati i Gruevskit dhe ti bashkangjiten shtratit te popullit, sepse liria nuk arrihet me Gruevskin, por vetem me popullin. E di se keto jane momente te veshtira, mirepo momente te veshtira ishin edhe ne vitin 2001 kur fale perkrahjes qe patem tek populli arritem fitore. Une do te zbuloj nje moment nga viti 2001 kur pas renies se Kalase se Tetoves gjate kohe mendova se si mund te jap kontributin tim. Atehere vendosa se menyra me e mire eshte qe ti bashkangjitem UCK dhe popullit, prandaj edhe kesaj radhe apeloj qe te gjithe ti bashkangjiten popullit, sepse ne do te arrijme fitore dhe nuk do te mund askush te na poshtersoje, sic na kane poshtersuar me kete kordon te turpshem policor”, tha Shaqiri duke fol para protestuesve.

Protestuesit më tej janë shpërndarë në mënyrë të qetë.

15.18 - Policia është vënë në gatishmëri për të ruajtur qetësinë dhe që protesta të mos kalojë në përdorim të dhunës.

Forcat policore janë lokalizuar pranë qendrës tregtare "Mavrovasja".

13:46 - Ka nisur protesta kundër rastit "Monstra".

Protestuesit janë nisur nga kompleksi "Çairçanja", ndërsa sipas planit protesta do përfundojë te sheshi "Skëndërbeu".

Këshilli Organizativ ka ftuar në protestën e sotme qytetarë, intelektualë dhe profesorë, me qëllim që të protestojnë për drejtësi dhe kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori