Nis protesta e madhe në Shkup (FOTO LAJM)

Pëlqej
UPDATE - Ka përfunduar e qetë protesta e sotme në shkup. Organizatorët thanë se nuk do të ndalen së protestuari, derisa për të akuzuarit në rastin "Monstra" të gjenden fakte që i imlikojnë në vërtetë në vrasjet e pretenduara.

13:51 - Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Këshilli Organizativ i protestave.

Siç edhe ishte paralajmëruar, protestat kanë nisur aty ku ishte paracaktuar, në "Çairçanja".

Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik ‘Monstra’ , pati ftuar publikisht kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti që me Kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeveri.

Organizatorët po ashtu kanë ftuar edhe udhëheqës apo anëtarë të partive të tjera shqiptare, si PDSH, RDK etj, si dhe intelektualë apo përfaqësues të denjë të shoqërisë civile. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori