Ja ministrat dhe deputetët e BDI-se që po marrin pjesë në protestën e Butelit
Update - Turma e protestuesve të udhëhequr nga Komisioni i BDI kundër kryqit, Izet Mexhiti, janë drejtuar nga Komuna e Butelit, ku dhe do flitet kundër vendosjes së kryqit.

Në kete proteste marrin pjese edhe nga ministrat si Abdilaqim Ademi, ministri i Ekonomisë dhe shefi i Shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, kryetari i degës së BDI të Çairit Beqir Asani, nënkryetari i Parlamentit Rafis Aliti, deputetët Artan Grubi, Xhevat Ademi, Ermira Mehmeti, Ramiz Merko, Mirvan Xhemaili, zyrtarët tjerë si Nazim Bushi, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Bekim Murati.

17:35 - Ka nisur protesta e BDI-se kunder vendosjes se kryqit ne Butel.

Siç ishte lajmëruar gjatë ditës së sotme se sot do të ketë protestë për Kryqin në Butel nga dega e BDI-së në Shkup, do të jenë të mbyllura për komunikacion tre rrugë, deri në pëfundimin e protestës.

“Të mbyllura do të jenë rrugët “Qemal Sejfulla” në të dy drejtimet, në drejtim të rrugës “Xhon Kenedi” deri në rrugën “Bosnja e Hercegovina”, rruga “Aleksandar Urdarevski”, në drejtim të rrugës “Bosnja e Hercegovina” deri në rrugën “Butellska” dhe rruga “Cetinska” nga udhëkryqi me rrugën “Hristian Todorovski-Karposh” deri në udhëkryqin me rrugën “Natanail Kuçevishki””, lajmërojnë nga MPB-ja. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori