Nis projekti i reformimit të PDSH-së në Gostivar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryetari i Strugës, që po prin projektin për ta reformuar PDSH-në ka zhvilluar takime në Gostivar, ku dhe është krijuar Këshilli Kombëtar për Reforma.

Kryetar i këtij këshilli u zgjodh Jeton Salihu, ndërsa nënkryetar Arben Taravari.

Sela në fjalën e tij tha se nisma ëhstë mjaft e sinqertë dhe tenton të sjellë një politikë ndryshe të Partisë Demokratike Shqiptare.

“Është momenti që të ndryshohet qasja politike Brenda PDSH-së. Ka nje njeri i cili manipulon dhe gënjen votuesit dhe aktivistët, por është momenti që kjo platformë politike dhe njerëzit e dëshmuar të bashkohen dhe të dalin fituese në zgjedhje”, tha Sela, raporton TetovaSot.

Kryetari i Këshillit nismëtar për reforma në PDSH, për qytetin e Gostivarit, z. Jeton Salihu tha se përkrahja në kete qytet është e kënaqshme për këtë nismë dhe kërkoi nga anëtarët tjerë të Këshillit të angazhohen për ta rritur këtë strukturë.

Të gjithë përkrahësit e reformimit të PDSH-së në Gostivar u shprehën se PDSH-ja nuk duhet të zhgënjejë më në zgjedhje, por të jetë një parti me vizion të qartë politik për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori