Nis përdorimi i regjistrave elektronikë
Nga dita e sotme në Maqedoni, ka nisur përdorimi në praktikë i regjistrave elektronikë. Parregullsitë e shumta kohë më parë mënyrën e vendosjes së notave, tani janë tejkaluar dhe arsimtarët do të munden që të vendosin notat më shpejt dhe më saktë.

“Zhurnal” shkruan se është bërë edhe rregullimi i software-ve të regjistrave dhe aplikimit të tyre. Serverat janë më të fuqishëm dhe do të mundësojnë zbatimin praktik.

“Presim që në të ardhmen të mos kemi problemet më të cilat u ballafaquan një pjesë e arsimtarëve sa i takon bllokimit të sistemit, pamundësia në notimin dhe të tilla si këto. Janë korrigjuar edhe disa veprime tjera që i përpunon vetë aplikimi”,-ka thënë ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Shtuar më 01/10/2013, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori