Nip e dajë në garë për të parin e Komunës së Studeniçanit
Rexhep Memedi dhe Mexhit Imeri janë familjarë, konkretisht nip e dajë. Memedi i Lëvizjes Besa dhe Imeri i Aleancës për shqiptarët do të jenë në garë për të parin e Komunës së Studeniçanit, në zgjedhjet lokale që janë caktuar për 15 tetor, shkruan gazeta Lajm.

Kandidatura e Memedit tashmë është zyrtare, ndërkaq e Imerit pritet të zyrtarizohet në çdo moment.

Kandidatë tjerë në këtë komunë do të jenë, kryetari aktual Azem Sadiku- PDSH dhe ish deputeti Femi Jonuzi nga radhët e BDI-së.
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori