Vdes gjatë një konference biznesmeni nga Arabia Saudite, pëson atak kardiak ndërsa po lavdëronte presidentin (VIDEO)

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Al-Salam Holding, biznesmeni nga Arabia Saudite Muhammad Al Qahtani, u shemb në tokë pasi pësoi atak kardiak gjatë fjalimit të tij në konferencën arabo-afrikane të mbajtur në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit.

Është raportuar se Al Kahtani, i cili ndërroi jetë, pësoi një atak në zemër teksa lavdëronte Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në fjalimin e tij.

Thuhet se Al Qahtani e përshkroi Mohammed bin Zayed si një “njeri të paqes” përpara se të rrëzohej për tokë.

Nga ana tjetër, thuhet se Al-Qahtani ka mbajtur një sërë detyrash nderi si ambasador i vullnetit të mirë./albeu.com