Nimic në qershor pret përgjigje nga Athina dhe Shkupi
Në fillim të muajit qershor ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic do t,i kërkojë Greqisë dhe Maqedonisë që të japin përgjigje për propozimet që ai i shpalosi në takimin e fundit në Nju Jork, për zgjidhjen e konteksit të emrit.

Nimic dëshiron që të ketë një përgjigje nga të dyja palët para Samitit të Bashkimit Evropian që mbahet në fund të muajit qershor, shkruan gazeta greke “Ethnos” .

“Nëse ndodhë kjo, eurokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle do të mund më lirshëm të lëvizë dhe të aplikojë presione më të mëdha ndaj Shkupit dhe Athinës, për të hapur rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE”, shkruan gazeta greke.

Pala greke siç mësohet nuk pranon propozimin “Republika e Maqedonisë së Epërme” , pasi që ky propozim nuk është në përputhje me pozicionin grek për definimin gjeografik të emërtimit Maqedoni. /albeu/
Shtuar më 06/05/2013, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori