Nimic i kënaqur nga takimi me Venizelos
Metju Nimic pas takimit me kryediplomatin grek Evangelos Venizelos ka theksuar se është ndarë i kënaqur nga ky takim dhe se i ka kuptuar më mirë pozicionet e qeverisë greke.

Kjo qartësi e Nimic është prej shpjegimit të detajuar nga ana e ministrit të jashtëm Venizelos për idetë e prezantuara në prill të këtij viti.

“Ai më tregoi me çfarë pajtohet dhe me çfarë nuk pajtohet pala greke, dhe cili lloj i ndryshimeve do të jetë i pranueshëm. Venizelos ishte shumë i qartë në komentet e tij”, ka deklaruar Nimic.

Nimic nuk u është përgjigjur pyetjeve nëse Shkupi do t’i pranojë këto ndryshime që kërkohen nga Athina, duke e lënë këtë mundësi pas mbërritjes në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori