Nimiç: Gabim teknik pa prapaskenë politike
Pëlqej
Gabim në nivel teknik pa prapaskenë politike i cili është përmirësuar, e vlerëson ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimic rastin me largimin e përkohshëm të gjuhës maqedonase nga letërnjoftimi i Republikës së Maqedonisë në regjistrin e Organizatës Botërore.

“Për shkak të gabimit në nivel teknik, kishte ndryshime në regjistrin terminologjik të Sekretariatit të KB-së në lidhje me gjuhën e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ky gabim është bërë pa qëllim politik dhe nuk është pasojë e intervenimit të ndonjë qeverie. Gabimi është përmirësuar me kthimin e termit paraprak në regjistër”, theksoi Nimici në deklaratën për mediet.

Sekretariati i KB-së, siç përmend ai, "mbetet i paanshëm gjatë përpjekjeve që të ndihmojë palët e inkuadruara që t'i zgjidhin dallimet ndërmjet tyre në lidhje me çështjen e emrit, dhe shpreson në një progres të shpejtë drejt një zgjidhje të pranueshme".

“Sinqerisht shpresoj se me shpjegimin e këtij episodi dhe me bisedat konstruktive që do të vijojnë, do ta lemë këtë pas nesh”, thotë mediatori i KB-së në bisedimet maqedonaso-greke për emrin Metju Nimic.
Shtuar më 21/11/2010, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori