Nimic dhe Kocias takohen sot në Bruksel për çështjen e emrit
Pëlqej
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, sot do të takohen në Bruksel.

Siç njoftojnë nga kabineti i Nimicit, takimi është me kërkesë të Greqisë.

Sipas njoftimit të OKB-së, në takimin Nimic-Koxias, do të bisedohet për mundësitë për zhvillim të bisedimeve për emrin.

Koxias në Bruksel do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së i cili duhet të diskutojë për ndryshimet në strategjitë e BE-së për punët e jashtme, sigurinë politike dhe migrimet, por dhe tema tjera.

Nimic, pas takimit të tij në Shkup me 3 korrik me pjesëtarët e qeverisë dhe opozitës, tha se është i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk erdhi me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori