Nimic: Ahmeti është shumë i urtë
Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ai tha se Ahmeti “ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit.”

“Kisha një takim shumë të mirë me Ahmetin, e njoh me vite, ai ka një urtësi të madhe në lidhje me situatën në vend dhe është mirë i informuar për çështjen e emrit. Ai më inkurajoji të ndjek misionin e Kombeve të Bashkuara. Ai mendon që çështja e emrit duhet të zgjidhet që vendi të ecë përpara në rrugën e euro- integrimeve. Ai më dha mendime të mençura për të menduar si të ketë përparim ne këtë mision.” tha Nimic.

Ali Ahmeti: Do të punojmë që sa më parë të gjendet një zgjidhje, një kompromis.

“Ndamë shumë mendime, e sigurova Nimicin që ne do të kontribuojmë, do të punojmë që sa më parë të gjendet një zgjidhje, një kompromis. Është shumë me rëndësi zgjidhja e këtij problemi që gati mbi 20 vite nuk gjen rrugë për zgjidhje përfundimtare. Është dhe një mesazh për qytetarët e Maqedonisë vetë vizita e z.Nimic që domethënë që çështja e këtij problemi është në agjendë të rëndësishme për zgjidhje përfundimtare. Tash varet nga të gjithë aktorët politik se sa do të realizojnë atë dhe do të gjejnë zgjidhje përfundimtare.” u shpreh Ahmeti njofton Portalb.mk.

I pyetur nëse te ketë pjesëmarrje të shqiptarëve në ekipin negociator me Greqin, Ahmeti u përgjigj:

“Maqedonia kërkon zgjidhje të mirë dhe sigurisht që shqiptarët janë pjesë e këtij shteti dhe shteti është edhe i shqiptareve. Asnjëherë nuk kemi qenë indiferent ndaj kësaj çështje të rëndësishme dhe aty ku duhet kontributi jonë, ne do ta japim.” /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori