Nikoski: Ahmeti e sqaroi se maqedonasit do jenë pakicë në Maqedoni
Ish-diplomati Risto Nikoski në një shkrim sqaron dy fenomene që kanë të bëjnë me politikat demografike në Republikën e Maqedonisë, për ligjin për stimulimin e natalitetit që u kritikua nga liderja e atëhershme e LSDM-së opozitare, Radmila Shekerinska dhe deklaratën e para disa ditësh të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se maqedonasit do të janë pakicë në Maqedoni.

"Këtyre ditëve lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, porositi:'Maqedonasit do të bëhen pakicë. Jam i bindur se ajo kohë do të vije'.

Ky vlerësim i Ahmetit aspak nuk është i rastësishëm. Përkundrazi. Ajo në mënyrë eksplicite na zbulon se kjo është politika prapa se cilës qëndron lideri i BDI-së.
Dhe jo vetëm ato. Si përndryshe Ahmeti do të ishte aq i sigurt se kjo gjë do të ndodh?

Ky është një kërcënim nacional shovinist dhe fashizoid i Ahmetit i përbërë me pesë premtime të gjitha jashtë rendit juridik, duhet llogaritur si përgjigje e pyetjes së Radmila Shekerinskës e cila si lider i LSDM-së ia dërgoi shqiptarëve qysh në vitin 2008. Ja detajet.

Atëherë me propozim të Qeverisë, Parlamenti ka miratuar një ligj me të cilin do të stimulohet nataliteti në komuna ku ishte i ulët.

Ai ishte një hap mjeshtëror i pushtetit për tejkalimin e tendencave demografike negative, pa u futur në raportet ndëretnike.

Është e ditur përgjithësisht nataliteti i lartë te shqiptarët, karakteristik në Maqedoni dhe Kosovë i cili është i kontrolluar rreptësisht.

Në pyetje ishte aksioni masiv për majorazicimin e shqiptarëve në këto ambiente përderisa në Shqipëri nataliteti është në nivelin evropian.

Atje nuk kanë nevojë nga eksplodimi demografik pasi që janë shumicë e pakontestueshme. Kjo është një dëshmi e madhe se ky fenomen tek ne dhe në Kosovë nuk është rezultat vetëm i varfërisë, por edhe konotacionit politik. Tek ne problemi është në komunat ku jetojnë maqedonasit, që lindin pak fëmijë dhe qëllimi ishte që ato të stimulohen.

Duke e pasur parasysh politikën demografike si njëra prej detyrave kryesore të secilës qeveri, dhe në rastin tonë e theksuar për shkak të proceseve që janë duke rrjedhur, ky ligj duhej që të përkrahej nga maqedonasit. Shqiptarët, nuk kanë mundur që ta kontestojnë pasi që ishte i vendosur në baza parimore e cila nuk duron ankesa.

Dhe sipas traditës, në momentet kyçe për Maqedoninë, erdh në shprehje sindromi i ynë i vet shkatërrimit.

Shekerinska, lideri i atëhershëm i LSDM-së, në konferencën e organizuar midis tjerash edhe nga fondacioni 'Fridrih Ebert' e kritikoi ligjin dhe ka konstatuar: 'Sipas meje, ky është një projekt për krijimin e varfërisë. Në Maqedoni fëmijët duhet që të lindin gjithandej', që të parashtrojë pyetjen: 'Çka do të mendojnë shqiptarët dhe bashkësitë tjera për këtë program, se bëhet fjalë për tentim për të penguar ndryshimet demografikeMaqedoni'!

Asaj gjithsesi i ka qenë e qartë se çka nënkuptojnë ndryshimet demografikeMaqedoni dhe aspak nuk është dashur që të pres që Ahmeti t'ia sqaroje se Maqedonasit do të janë pakicë në vendin e tyre.

Mirëpo ajo ende nuk e ka të qartë se cili do kandidat për kryeministër nuk mund të bëhet nëse këtë gjë e kundërshtojnë shqiptarët", shkruan Nikovski, transmeton "TetovaSot". /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori