Nikolla Todorov, kryeministri i qeverisë kalimtare?
Nikolla Gruevski dhe Nikolla Todorov
Ndërsa vazhdojnë bisedimet mes katër liderëve të partive kryesore, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve, duke se krizës politike në Maqedoni po i vjen fundi. Një qeveri kalimtare, dhe jo një teknike do të jetë 'shpëtimatarja' për momentin", shkruan "lokalno", që citon burime diplomatike.

Sipas të njëjtit burim, në tavolinë janë vendosur disa mundësi, por një është e sigurt: VMRO-DPMNE do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrin, por jo me kreun e saj Nikolla Gruevski. Sipas të gjitha gjasave, vendin e tij do ta marrë Nikolla Todorov, edhe pse portali maqedonas nuk përjashton mundësinë e Lupço Jolevskit si kreu i ardhshëm i qeverisë kalimtare, përcjell Portali Albeu.

Ministritë e Financave, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë LSDM-së.

Pas kësaj Nikolla Gruevski do të kthehet me kohë të plotë në krye të partisë së tij për ta përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, që priten të mbahen pas 6 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2015, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori