Nikolla Poposki në Francë, flet për emrin
Pritjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, si dhe për fillim të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian i ka prezantuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin e sotëm në Paris me këshilltarin për politikë të jashtme në Kabinetin e presidentit të Republikës së Francës Nikolla Sarkozi, Than-David Levid.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim ministri Poposki i ka prezantuar edhe aspektet juridike të aktgjykimit nga Gjykata ndërkombëtare në Hagë, duke pritur se ky argument i rëndësishëm do të jetë i pranueshëm në mënyrë të duhur dhe i mbështetur nga vendet-anëtare të NATO-s dhe të BE-së.

"Ministri Poposki shfaqi edhe shpresë se do të përmbahet kredibiliteti i procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Republika e Maqedonisë do të vazhdojë në mënyrë aktive të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, në vazhdimësi duke i zbatuar reformat e projektuara në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike", theksohet në kumtesë, raporton Zhurnal.

Nga ana e tij, Levit i ka riafirmuar qëndrimet e Francës për mbështetje aktive të proceseve të zgjerimit me vendet e rajonit, ndërsa në këtë kontest edhe me Republikën e Maqedonisë, si partner të besueshëm në Evropën Juglindore, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Shtuar më 27/02/2012, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori