Nikolla Gruevskin e këshillon një shqiptar
Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski në momentin kur qeveria e Maqedonisë duhet të hartojë politika të reja apo teston vlefshmërinë e saj këshillohet nga dhjetë këshilltarë nga vendi dhe katër të huaj.

Ndërkohë pritet që numri i këshilltarëve të Gruevskit të zgjerohet përmes konkursit publik. Sipas informacioneve që jep qeveria, Gruevski këshillohet në fushën e farmacisë nga Anita Minova, ndërsa për pjesën e shëndetësisë Gruevski këshilohet nga Aleksandër Mitov.

Gabriel Mirakovski i është besuar detyra e këshilltarit për ekonomi, ndërmarrësi, industri dhe miniera, Kërste Maljanovski e këshillon Gruevskin për çështjet e punës dhe politikës sociale. Lidhur me çështjet evropiane kryeministri maqedonas ka në dispozicion mendimet e Tanja Arsova, ndërsa kur është fjala për shkencë, arsim dhe inovacion, atëherë Gruevski këshillohet me një këshilltar shqiptar. Ai është Azir Aliu, njofton Almakos.

Njëkohësisht për çështjet që ndërlidhen me arsim i pari i qeverisë maqedonase konsulton edhe mendimet e dy këshilltarëve të tjerë, Viktor Novakovski dhe Pance Kralev, i cili pos arsimit, jep këshilla edhe për ekonominë. Meri Atanovski është e thirrur për resurset humane, ndërsa për temat që lidhen me energjinë kryeministri këshillohet nga Goran Kovaçeviç.

Tani për tani mbetet ende e panjohur nëse në mesin e gjashtë emrave të rinj që së shpejti pritet të jenë pjesë e kabinetit të Gruevskit do të jetë edhe ndonjë këshilltar me kombësi shqiptare apo Azir Aliu do të vazhdojë të jetë i vetmi shqiptar që e këshillon kryeministrin maqedonas në raport me politikat shtetërore që qeveria zbaton në vend. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2013, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori