Nikolla Gruevski nuk është më deputet, konstatohet dorëheqja e tij
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot i konstatoi dorëheqjet e deputetëve Nikolla Gruevski dhe Pavle Bogoevski, njofton Zhurnal.

Para deputetëve, dorëheqjen e tij e arsyetoi vetëm Bogoevski i cili i tregoi arsyet dhe tha se ndjenë përgjegjësi morale.

“Nuk i ka hije një deputeti i cili është përkushtuar për drejtësi për të gjithë, kur të kryejë diçka joligjore, të vazhdojë të jetë deputet”, deklaroi Bogoevski.

Sa i përket dorëheqjes së Gruevskit, dorëheqja e tij arriti nga Hungaria dhe në gjuhën hungareze. U deshtën disa ditë për t’u përkthyer dokumenti i dorëheqjes.

Propozimi për marjen e mandatit të Grueskit që e solli Komisioni i Kuvendit për marje të mandatit dhe imunitetit është tërhequr mbrapa. Pas konstatimit të dorëheqjes, Xhaferi kërkoi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor të dërgojë kandidatin e ardhshëm për deputet nga lista e VMRO-DPMNE-së, që të mund t’i verifikohet mandati.
Shtuar më 11/06/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori