Nikolla Gruevski do të paditet edhe nga protestues të Revolucionit Laraman
Një grup aktivistësh pjesëmarrës në protestat e Revolucionit Laraman do ta paditin liderin e VMRO-DPME-së, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas Makfax, bëhet fjalë për më shumë se 1200 aktivistë që janë pjesë e grupit ”Paditësit” në rrjetin social Facebook.

Ata do të angazhojnë një avokat dhe do ta paditin Gruevskin për shpifje dhe ofendime.

Padia vjen pasi që Gruevski i quajti "rrugaçë" dhe "shërbëtorë të Zaevit" pjesëmarrësit e protestave kundër Ivanovit, pas shpalljes së vendimit të tij për faljen e mbi 50 politikanëve të ndjekur penalisht.
Shtuar më 30/06/2017, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori