Nikolla Gruevski: Do ruajmë identitetin tonë
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka deklaruar se hapja e problemit me identitetin nga Athina zyrtare është i vjetër më shumë se njëqind vjet dhe asnjëherë nuk është mbyllur. Sipas tij, kjo çështje vazhdimisht është e pranishme edhe në këto 20 vite pavarësi të Republikës së Maqedonisë, ndërsa çështja në mënyrë të drejtpërdrejtë është e ndërlidhur me identitetin.

"Bëhet fjalë për çështje që është e njohur mirë dhe më e vjetër se unë dhe se ju. Problemi me identitetin dhe hapja e këtij problemi nga fqiu jonë jugor është i vjetër më shumë se njëqind vjet. Nëse i shikoni regjistrimet e përbërjes etnike të pjesës veriore të Greqisë së sotme nga fillimi i shekullit 20 në vitin 1903, 1904, 1905 kur perandoria osmane ka kryer regjistrime do të shihni sa maqedonas kanë jetuar dhe sa jetojnë sot atje, si ka ndodhur dyndja e tyre dhe largimi nga ky territor. Nëse pak e kyçni këtë pjesë nga historia jo kaq e largët do të shihni se kjo çështje është mesatarisht e vjetër dhe i kapërcen edhe vitet tona të jetesës. Çështja nuk është mbyllur asnjëherë. Ajo ka qenë e gjallë edhe para se Nikolla Gruevski të bëhet kryeministër", tha shefi i Qeverisë në seancën e kuvendit me pyetje të deputetëve.

Gruevski deklaroi se, Qeveria bën gjithçka që është në fuqi të saj që të zgjidhet problemi, të gjendet zgjidhje dhe të zhbllokohet Maqedonia, e të mos rrezikohen interesat vitale të vendit, duke përfshirë edhe identitetin.
Shtuar më 26/11/2010, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori