Nikoliç: Nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse s'kërkojnë bashkimin me Kosovën?
"Nëse valoi një ditë në vit, flamuri shiptar dikund në Preshevë apo Bujanovc e 364 ditë flamuri serb, nuk e dëshmon patriotizmin shiptar e as 'tolerancë' apo demokracinë e Serbisë ndaj minoreiteve.
E di se shiptarët atje kanë një referendum nga viti 1992, por duket se ai ka mbetur vetëm në letër.
Unë nuk i kuptoj shqiptarët e
Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me
Kosovën?!
Beogradi nuk do të mund dot ta mbajë me zor as Luginën e
Preshevës as me ushtri e as me xhandarmeri, aq sa mundi ta mbante
Kosovën para 17 vitesh," ka deklaruar
Tomislav Nikoliç.
Nikoliç: Presheva do t'i bashkohet Kosovës,
Vojvodina do të bëhet e pavarur
"Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të
Preshevës e di edhe sot.
"Unë nuk i kuptoj shqiptarët e
Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me
Kosovën?! . Aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me
Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë".
"Unë quhem
Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit.
E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj populin tim në Vojovdinë..", ka thnë për "Presheva Jonë", gazetari Nikoliç i cili prej vitesh raporton në selinë e Këshilit Evropian në Stasburg.
Lidhur me situatën në Vojvodinë, Tomsilav Nikoliç pohon se "
Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. Nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë.
Lirisht mund të them '
Vojvodina radi a Beograd se gradi' (
Vojvodina punon, Beogradi ndërton..). Adashi (emnaku) im, presidenti i Sebisë
Tomislav Nikoliç e di shumë mirë se së shpejti
Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ", ka thënë Nikoliç. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2016,
ora 16:08