Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka thënë se është suspenduar nga
puna përkohësisht
truproja i Gruevskit,
Dejan Mitrovski – Urko.
Ky i fundit ka vite me rradhë që i shërben kryeministrit.
Edhe pse nuk ka një informacion zyrtar se përse është hequr përkohësisht nga
puna truproja, mediat kanë shkruar se
Mitrovski është "larguar" nga
puna për shkak se nuk ka respeëktuar rregullat profesionale të punës.
Dejan Mitrovski është i punësuar Drejtorinë e MPB-së dhe angazhimi i tij është për ruajtjen e sigurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014,
ora 11:59