Nikola Gruevski paraqet dorëheqjen, të shtunën zyrtarizimi
Nikolla Gruevski, gjate mesnates, ka paraqitur dorëheqjen nga posti i kryeministrit, mëson jo zyrtarisht Zhurnal.

Ai largohet nga posti pas rekomandimeve të SHBA-ve dhe zëvendëspresidentit Joe Biden se, duhet të respektohet Marrëveshja e Përzhinos.

Mësohet se Gruevski e ka firmosur me shumë nervozizëm dorëheqjen, ndersa ajo do të publikohet ditën e shtunë.

Në vend te Gruevski pritet të emërohet një funksionar i lartë I VMRO DMPNE-së.

Nikola Gruevski ka qene kryeministër i Maqedonisë per 10 vite. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori